Telegrafi

Në një banesë në Manastir gjenden dy trupa të vdekur

Prokurori Publik pranë Prokurorisë Publike bëri këqyrjen e vendit të ngjarjes në një banesë në rrugën “Klimenti i Ohrit” në Manastir, ku gjatë pasdites u gjetën dy trupa të vdekur.

Dy trupat e vdekur janë të një buri 62 vjeçar dhe të një gruaje 57 vjeçare, njofton Telegrafi Maqedoni.

Me qëllim të zbardhjes së rastit është dhënë urdhër për autopsinë e gjithë gjurmëve dhe dëshmive materiale që janë gjetur në vendngjarje.

Me urdhër të prokurorit publik trupat janë dhënë për autopsi./Telegrafi/