Zbulimin se në banesën afër Stadiumit Olimpik jetonin shumë veta e kanë bërë fqinjtë, pasi “në banesë kishte gjithmonë zhurmë dhe para dere shumë mbeturina”.
Mail Online raporton se në këtë banesë, kanë qenë duke jetuar katër familje, të shpërndara në tre dhoma të “mbingarkuara me rroba”, teksa shtatë persona, flinin në korridor, transmeton Telegrafi.
Banorët kanë pranuar se ata jetojnë aty, për rreth një vit.
Mësohet se ata që flinin në koridor, paguanin nga 20 funte në muaj, kurse ata që jetonin në dhoma gjumi, paguanin nga 180 funte. /Telegrafi/