Në një argjendari në Rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë të martën rreth orës 13:20 një person ka plaçkitur stoli ari.
Në videon që ka siguruar Telegrafi shihet momenti i grabitjes, kurse Policia e Kosovës, ka konfirmuar rastin, duke thënë se punëtori në një lokal të argjendarisë, të martën në orën 13:20 ka raportuar se një person i dyshuar ka hyrë në lokal ku në qafë dhe në dorë ka vendosur nga tre zinxhirë ari, e pas atij veprimi i dyshuari është larguar nga lokali, raporton Telegrafi.
“Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore. Me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit dhe njësitë relavante janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë. /Telegrafi/