Site icon Telegrafi

Në një aksident vdes një shtatzënë dhe fëmija 2 vjeç

Aksidenti është raportuar të ketë ndodhur në rrugën magjistrale Mitrovicë – Prishtinë, përkatësisht në afërsi të marketit “Emona” në Vushtrri, ndërsa ishin të përfshirë, dy automjete civile, “Mercedes” dhe “Golf V” të dyja me targa vendore.

Në bazë të hetimeve preliminare të rastit, aksidenti besohet të ketë qenë shkaktuar në momentin kur automjeti “Mercedes” me shtatë persona në automjet, lëshonte rrugën magjistrale duke u kyçur në rrugë kryesore të Vushtrrisë, ndërsa i ndërpret rrugën automjetit “Golf” i cili e godet drejtpërsëdrejti.

Gjithsej, nëntë persona, në të dyja automjetet kanë pësuar lëndime të ndryshme dhe janë transferuar në QKUK Prishtinë, ndërsa dy prej tyre kanë humbur jetën.

Në vend ngjarje, hetuesit e trafikut rajonal, nuk kanë mundur të identifikojnë ose përcaktojnë gjurmë të frenimit para aksidentit.

Në këtë aksident, jetën tragjikisht kanë humbur, një grua shtatzënë dhe një fëmijë 2 vjeçare, e gjinisë femërore.

Vdekjen e viktimave të këtij aksidenti, e kanë konfirmuar mjekët përgjegjës në QKUK Prishtinë.

Hetimet e mëtejme lidhur me shkaktarin dhe sqarimin e rrethanave të plota të aksidentit, janë duke u ndjekur nga hetuesit e trafikut rajonal të Policisë së Kosovës në Mitrovicë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version