Shtetasi i Serbisë, Zoran Vukotiq (45 vjeç )është arrestuar në Nikshiq, Mal i Zi. Arrestimi është bërë në bazë të fletë arrestit ë Interpolit.
Fletë arrestin për Vukotiqin e kishte shpallur UNMIK-u, transmeton Koha.net
Ai akuzohet për vepra penale, krime lufte kundër popullatës civile. Vukotiq dyshohet se në vitin 1999 në Vushtrri vrau tre shqiptarë.
Pas arrestimit Vukotiq do të vendoset në burgun ekstradues e procesi kundër tij do të zhvillohet në Kosovë.