Telegrafi

Në Nigeri, 12 persona u vranë në një sulm të grupit Boko Haram

Grupi famëkeq Boko Haram vranë 12 dhe rrëmbyen shtatë persona sot në një sulm ndaj një fshati në Nigerinë verilindore, thanë autoritetet lokale.

Kriminelët sulmuan fshatin Takulasi, afër qytetit Chibok, ku ata qëlluan mbi vendasit dhe u vunë zjarrin shtëpive të tyre.

“Terroristët vranë 12 vetë,” tha një përfaqësues i paemëruar i milicisë lokale, një grup vendasish që organizojnë vetëmbrojtje dhe kanë mbështetjen e autoriteteve, shkruan lefigaro.

Qyteti i Chibok tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare në vitin 2014, kur anëtarët e Boko Haram rrëmbyen 276 studentë. Disa arritën të shpëtonin dhe më shumë se 100 janë ende në robëri.

Më shumë se 36 mijë njerëz janë vrarë që nga viti 2009 gjersa rreth dy milionë banorë të asaj zone kanë lënë shtëpitë e tyre. Dhuna u përhap më pas në Kamerun, Niger dhe Çad. /Telegrafi/