Site icon Telegrafi

Në Newark të SHBA-ve femrat kaplohen nga paniku, dikush po u lë letrën e njëjtë nëpër vetura – policia bën thirrje të kenë kujdes

Edhe pse letra e dashurisë cilësohet si një prej dhuratave më të mira që mund t’i bëhet partnerit, njëjtë nuk mund të thuhet për disa ferma në Newark të SHBA-ve, të cilat po hasin në një letër misterioze që po ua lë dikush në fshesat e veturave.

Këto letra i shkruan i njëjti person, të cilat janë shpërndarë në rrjetet sociale. Në anën tjetër policia amerikane u ka bërë thirrje të gjitha këtyre femrave të jenë më të kujdesshme, megjithatë paniku vetëm sa është duke u rritur në mesin e tyre, transmeton Telegrafi.

Brianna Medley ka publikuar në profilin e saj në Facebook, fotografinë e letrës të cilën e ka nënshkruar një person me emrin Alex që në fund të letrës i ka lënë edhe numrin e telefonit mobil.

“Përshëndetje, të kam parë derisa po i parkonim veturat, mendoj se je shumë e ëmbël. Nuk e di nëse je e zënë, por do të mund të shkëmbenim mesazhe”, thuhet në letrën që ajo e ka publikuar, duke ua bërë me dije miqve se duhet të jenë të kujdesshëm në Newark, pasi ekziston një burrë që po u len femrave letra të ngjashme nëpër vetura.

“Ai vozit veturë me ngjyrë të kuqe, me katër dyer, kurse letra më priste para një marketi në ora 7 të mëngjesit”, thuhet në njoftimin e Briannas.

Postimi i saj është shpërndarë nga qindra persona, kurse të gjithë janë pajtuar që letra e kësaj gruaje është rrëqethëse, derisa janë lajmëruar edhe dy femra tjera që kanë postuar letra të ngjashme që i kanë gjetur nëpër vetura.

“Një muaj më parë kam pranuar një letër të njëjtë. Ka ndodhur në ditën kur i dashuri im dhe unë po udhëtonim me të njëjtën veturë për në punë”, ka shkruar një vajzë.

E një tjetër pretendon se ai qëndron brenda veturës dhe i vëzhgon ato derisa lexojnë letrën e tij, dhe pret reagimet e tyre me padurim. Madje disa prej tyre i kanë telefonuar numrit të lënë në porosi, por nuk kanë pasur qasje në rrjet – pasi u figuronte se telefoni është i fikur.

Në anën tjetër policia u ka bërë thirrje të gjitha femrave të këtij rajoni të jenë të kujdesshme, edhe pse në këto letra nuk ka ndonjë indikacion të ndonjë sjelljeje kriminale. /Telegrafi/

Exit mobile version