Telegrafi

Në New York vazhdojnë bisedimet për çështjen e emrit të Maqedonisë, palët janë optimistë, por zgjidhje nuk ka ende

Bisedimet për çështjen e emrit të Maqedonisë do të vazhdojnë sot në New York, ku tashmë kanë arritur ministrat për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias.

Ndonëse shpresohet shumë, dhe atmosfera është pozitive, megjithatë deri tani nuk ka shenja se është arritur pajtimi për një propozim.

Në Samitin e Sofjes u tha se emri Maqedonia Ilindenase është zgjidhje e pranueshme për të dy palët, diçka që më pas u mohua nga Athina, por ky propozim vazhdon të trumbetohet në Shkup, si zgjidhja më e mirë.

Kundërshtime ka në të dy shtetet. Grekët tashmë dihet që janë për një zgjidhje erga omnes, dhe me karakter gjeografik ose kohorë. Ndërsa në Maqedoni, opozita kundërshton edhe propozimin Maqedonia Ilindenase.

Dimitrov e Kotzias kanë realizuar takime me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Gutiérrez. Dimitrov shprehet për vendosmëri për të arritur një zgjidhje, ndërsa Kotzias kërkon më shumë pragmatizëm nga Maqedonia./Telegrafi/