Kanal 5 bën të ditur se më 19 janar në New York do të ketë takim ndërmjet ekipeve negociuese të Maqedonisë dhe Greqisë, me ndërmjetësimin e të dërguarit të OKB-së, Matthew Nimetz, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nuk është e qartë nëse Nimetz do të ofrojë propozim konkret në tavolinë, por pritet një konkretizim qëndrimi të ndërmjetësuesit të OKB-së.
Përndryshe, në takimin e fundit, të mbajtur më 12 dhjetor, 2017, në Bruksel, u shfaq një optimizëm i madh rreth zgjidhjes së çështjes së emrit të Maqedonisë./Telegrafi/