Site icon Telegrafi

Në New York mbahet gara e luftës me jastëk

“I kam hëngër disa goditje t’forta”, thotë njëri prej luftëtarëve me jastëk duke marrë frymë thellë në turmë, me puplat që i vareshin në fytyrën e mbuluar nga djersa.

Një luftëtar jastëkësh i veshur si Optimus Prime ,personazh i “Transformers”, ishte ndarë nga turma. “Kapeni Optimus Prime!” bërtiti një person në mes të dy grupeve.

Ndërkohë, jashtë rrethit masiv të njerëzve, të tjerët qeshnin dhe nuk mund të besonin syve. Në turmë luftëtarët mezi shohin fytyrat e njëri-tjetrit, por mund t’i shohin vetëm jastëkët që godasin.

Organizatori jozyrtar i kësaj ngjarje, “Newmindscape” tha se përafërsisht 150 qytete marrin pjesë në këtë aksion. Policia ishte në gjendje gatishmërie dhe bëri disa marshime nëpër Union Square për të siguruar “luftëtarët”.

Faqja e internetit “Dita Ndërkombëtare e Luftës me Jastëk” shkruan se njerëzit organizojnë vullnetarisht këtë garë. “Newmindscape mori leje nga autoritetet e qytetit për ta organizuar garën. /Telegrafi/
 

Exit mobile version