Telegrafi

Në New York gropat si në Kosovë, dikush vendosi të mbillte lule në to! (Video)

Si një shofer, duke goditur një gropë të madhe, pothuajse të padukshme dhe duke dëmtuar veturën, mund të jetë një eksperiencë shumë e frustruar – si pasojë edhe e shtrenjtë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një video ku shihet një pronar veture, i cili i ngopur me gjendjen e tmerrshme të rrugëve në qytetin e Nju Jorkut, vendosi të bënte diçka të çuditshme për të ndihmuar të tjerët të ecnin në rrugët e mbushura me vrima – duke plotësuar çdo vrimë që ai hasi me një bimë të mbjellë.

Ideja e Coby Persin, 23 vjeç, siç thuhet më tej i kishte lindur pasi që ai vetë kishte goditur një gropë, duke e dëmtuar dhe si pasojë edhe ndërruar gomën e veturës së tij. /Telegrafi/