Gjatë takimit ndërmjet ministrit të jashtëm grek, Nikos Kotzias, dhe sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, është diskutuar për çështjen e pazgjidhur të emrit me Maqedoninë.
Në takim ka marrë pjesë edhe Matthew Nimetz, ndërmjetësues për çështjen e emrit, i cili për ”Greek News” ka deklaruar se ka patur një bisedë të mirë me ministrin Kotzias.
”Shpresoj se së shpejti në Shkup do të ketë qeveri dhe pastaj shpresoj se do të vi në rajon dhe të shoh nëse mund të bëjmë pak punë konstruktive për çështjen e emrit”, pa deklaruar Nimetz.
Nimetz ka shtuar se sekretari Guterres është i interesuar shumë për këtë çështje ndërmjet dy vendeve fqinje ballkanike, ndërkaq ka përfunduar se ”është me rëndësi që të ketë dy qeveri funksionale në të dy vendet dhe nëse je ndërmjetësues, nuk ka kuptim në tentimin për të ndërmjetësuar nëse njëra palë nuk ka qeveri.”/Telegrafi/