Telegrafi

Në New York brohoritet ‘Turp për Serbinë’, kërkohet dënimi i krimeve serbe në Kosovë, Bosnje dhe Kroaci

Sot në Nju Jork është mbajtur protesta e organizuar nga komuniteti shqiptaro-amerikan, boshnjako-amerikan dhe kroato-amerikan, e ku u kërkua drejtësi për krimet e kryera nga shteti i Serbisë në Kosovë, Bosnje dhe Kroaci.

Në protestë, e cila u mbajt para Konsullatës së Serbisë në Nju Jork, u tha se komuniteti shqiptaro-amerikan, boshnjako-amerikan dhe kroato-amerikan, kërkojnë drejtësi për 70 mijë viktimat e dhunës seksuale të kryer nga forcat serbe, dhe iu bë thirrje Serbisë për të identifikuar kryerësit e krimeve të tmerrshme.

E mbijetuara e dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi-Goodman tha se “Serbia duhet të dënohet për krimet e kryera në Kosovë”.

Ndryshe, masakrat e gjenocidi i kryer nga regjimi serb në Kosovë, Bosnjë e Kroaci, njihet si nga më e madhja pas Luftës së Dytë Botërore.

Pavarësisht kësaj, shumica e kryerësve e madje edhe urdhërdhënësve, nuk janë ndëshkuar për këtë krim.

Në këtë tubim ka marrë pjesë edhe drejtoresha e Qendrës Kosovare Për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Feride Rushiti, Ambasadorja e Vullnetit të Mirë në Kosovë, Elvana Shala e cila gjatë fjalimit të saj tha se: “Arma e dhunimit seksual në mbi 20.000 gra dhe burra ishte akti më i rëndë i përdorur në luftën e Kosovës. Që nga ajo ditë e deri më sot, zëri i këtyre viktimave ishte i pa dëgjuar”.

Të pranishëm ishin edhe shumë qytetarë të cilët brohorisin ‘Shame on Serbia’.

Ky tubim u mbështetet nga komunitetet shqiptaro-amerikan, boshnjako-amerikan dhe kroato-amerikan./Telegrafi/