Telegrafi

Në Neonatologji lëshohet në punë sistemi i ri i oksigjenit

Ministri i Shëndetësisë, Bujar Bukoshi me këtë rast theksoi se në bazë të dhënave të vitit 2009, në Kosovë është shënuar rënie e vdekshmërisë së nënave dhe foshnjave dhe mbi 95 % e shtatzënave lindin në institucionet shëndetësore me përkujdesje profesionale.

“Është e vërtetë se MSH i bën politikat shëndetësore dhe ka rol qendror në zhvillimin e mjekësisë dhe sistemit shëndetësor, por ndryshimet ndodhin pikërisht në këto salla, në dhomat e pacientëve, në klinikat, në njësitë për kujdes intensiv”, theksoi Bukoshi

Emma Gjemnica, drejtoreshë e Fondit për Nëna dhe Foshnje të shëndosha tha se duke parë nevojat e mëdha që ka shërbimi i neonatologjisë dhe kushtet e vështira të punës, kanë vendosur që të investojnë me ndihmën e donatorëve 500 mijë euro në instalimin e sistemit të ri të oksigjenimit, ndërsa pwr kwtw falendwroi shkollën e Dartmunthit që kanë kontribuar për këtë projekt .

Ndërkaq, Shefqet Lulaj, drejtor i Klinikës Obstetrike Gjinekologjike, shpjegoi se deri tani në mungesë të një sistemi të mirëfilltë të oksigjenit, ka pasur vështirësi në punë dhe nuk janë plotësuar nevojat e këtij shërbimi. /Telegrafi/