Site icon Telegrafi

Në nëntor do të mbahet takimi i parë i Komitetit të përbashkët mes Maqedonisë dhe Greqisë

Në fillim të muajit nëntor parashihet që të mbahet takimi i parë i Komitetit të përbashkët interdisiplinar që është formuar mes Maqedonisë dhe Greqisë, si detyrim nga Marrëveshja e Prespës.

Ambasadori Viktor Gaber, i cili do ta udhëheq ekipin nga Maqedonia për AIM tha se takimi i parë duhet të mbahet deri në fund të kësaj jave në Selanik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se takimi mund të zgjasë një ose dy ditë dhe do të diskutohet për dinamikën e takimeve tjera.

Sipas nenit 8 paragrafi 5 nga Marrëveshja e Prespës, punën e Komitetit të përbashkët do ta mbikëqyr Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë dhe Greqisë. Komiteti do të mblidhet dy herë në vjet, ndërsa raport për punën e tij duhet ta dorëzojë në Këshillin për bashkëpunim në nivel të lartë, trup i ri i cili gjithashtu është formuar si detyrim i Marrëveshjes së Prespës, me të cilin udhëheqin kryeministrat e dy vendeve./Telegrafi/

Exit mobile version