Telegrafi

Në ndeshjen që u krijua kaos në fund, Juventusi merr një pikë ndaj Salernatinas

Juventusi ka barazuar ndaj Salernitanas me rezultat 2-2 në kuadër të javës së gjashtë në Serie A.

Max Allegri po vuan nga lëndimet e shumta këtë sezon, ndërsa kjo u vërejt edhe në ndeshjen e sotme.

Mysafirët e nisën shumë mirë ndeshjen duke shënuar në minutën e 18-të me Antonio Candrevan për 1-0.

Goli i dytë për mysafirët erdhi në kohën shtesë të pjesës së parë me penallti, ku Krzysztof Piatek shënoi për 2-0.

Me të filluar pjesë e dytë Juventusi u kthye në lojë me në gol të Bremer me kokë për 2-1.

Zonja e Vjetër tentoi të gjejë barazimin në kohën e rregullt, por nuk ia doli.

Në kohën shtesë Juventusi fitoi penallti, ndërsa nga pika e bardhë gjuajti Bonucci, ku fillimisht gaboi, por nga topi i kthyer shënoi për 2-2.

Pas katër minutash Juventusi shënoi sërish, me Arek Milik që gjeti rrjetën për 3-2 me një goditje me kokë.

Gjyqtari shkoi ta shikojë golin, duke vendosur për anulimin e tij, ndërsa kjo krijoi rrëmujë të madhe, ku nuk munguan as kartonët e kuq.

Milik, Max Allergi dhe Juan Cuadrado u larguan me karton të kuq. I pari që zhveshi fanellën pas golit, ndërsa dy të fundit për ankesa.

Ky është barazi i katërt i Juventusit këtë sezon, ku me 10 pikë mban vendin e tetë në renditje. /Telegrafi/