Jamie Vardy shënoi një gol të bukur në ndeshjen miqësore ndërmjet Anglisë dhe Italisë që përfundoi baras (1-1) të martën mbrëma.
Sulmuesi i Leicester Cityt pranoi një top nga ekzekutimi i shpejtë i një gjuajtje të lirë nga mesfushori i Manchester Unitedit, Jesse Lingard dhe e mposhti Gianluigi Donnarumman.
https://youtu.be/5aqj-ZcZiEI?t=209
Mirëpo, përveç golit, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Wembley, vëmendje kanë tërhequr edhe këpucët që futbollisti kishte zgjedhur t’i mbathte në këtë takim.
Tifozët kanë vërejtur se Vardy nuk kishte mbathur këpucë të zakonshme të Nike, por ato të brendit të Cristiano Ronaldos.
Sipas Daily Mail, arsyeja pse sulmuesi anglez i zgjodhi këto këpuce ishte një mosmarrëveshje me sponsorin e tij që po ashtu Nike.
Vardy i kishte dëmtuar këpucët e tij të zakonshme në ndeshjen ndërmjet Leicesterit dhe Evertonit (31 janar), ndërsa gjiganti i veshmbathjeve sportive i kishte ofruar këpucë me dizajn të ri.
Mirëpo, atij nuk i kanë pëlqyer këpucët e ofruara, prandaj vendosi t’i blinte vet dhe i ka zgjedhur ato të koleksionit të superyllit të Real Madridit.
Në fakt, ai i ka blerë disa palë të këtyre këpucëve dhe në nëntë ndeshjet e fundit i ka shënuar gjashtë gola me këpucët e reja që mbajnë logon ‘CR7’.
Kontrata e Vardyt me Nike skadon në fund të sezonit, ashtu që ekziston mundësia që t’i mbajë për një kohë të gjatë këpucët nga koleksioni i Ronaldos. /Telegrafi/