Ndeshja mes Bolognas dhe Fiorentinës në Stadio Dell’Ara e cila përfundoi me rezultat 1-2 po vazhdon të komentohet.
Kjo pasi në këtë takim për tre minuta u shënuan dy gola nga korneri.
Ishte mesfushori i Fiorentinës, Jordan Veretout, në minutën e 41-të shënoi në portën e Antonio Mirante nga korneri.
Tre minuta më vonë mesfushori i Bolognas, Erick Pulgar, shënoi po ashtu nga korneri, duke iu përgjigjur kundërshtarit të tij në mënyrën më të mirë të mundshme.
Wow. Haven't seen this before: two Olympic goals in the same game (Bologna-Fiorentina) and with both teams scoring one pic.twitter.com/qsgvItvnjf
— Mohamed Moallim (@iammoallim) February 4, 2018
Por, ishte goli i Federico Chiesa në minutën e 71-të që i dha fitore Violas.
Këtu dy gola nga korneri na kujtojnë të famshmin Alvaro Recoba që kishte specialitet golat nga korneri.
Fiorentina renditet në vendin e 11-të, kurse Bologna një pozitë më poshtë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=mH4mxni0pZ4