Sigal Prishtina sonte do të zhvillojë përballjen e fundit të saj për këtë stinor në FIBA Europe Cup.
Ekipi kampion shpreson të shënojë fitoren e parë dhe të vetme të stinorit para se përshëndetet nga gara, ku qëllim e ka pasur kalimin në fazën e dytë në stinorin e dytë të pjesëmarrjes aty.
Sidoqoftë, trajneri kroat i ekipit, Jeronimo Sarin, ka qenë i qartë në deklaratën e tij para duelit. Ekipi do të dalë në fushë për fitore, por me mendje është te rivali i madh i Superligës, Peja.
“Ne do të hymë në ndeshje ndaj Eniseyit për fitore, sikurse në çdo ndeshje tjetër. Megjithatë më e rëndësishme se fitorja ndaj Eniseyit, është që të përgatitemi sa më mirë për derbin kundër Pejës që e kemi xhiron të vjen në fundjavë dhe pastaj për ndeshjet e BIBL që do t’i luajmë javën tjetër,” ka thënë Jeronimo Sarin për faqen zyrtare të FBK-së, transmeton borozani.
Dueli i parë, ndërmjet Eniseyit dhe Sigal Prishtinës ka qenë tejet interesant, duke shkuar deri në vazhdime ku krejt në fund me rezultat minimal fitoi skuadra ruse, 102-101.