Telegrafi

Në ndërmarrjen Trafiku Urban, filloi punën anëtari i shoqatës Down Syndrome

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se sot  në ndërmarrjen “Trafiku Urban”, ka filluar punën një anëtar i shoqatës Down Syndrome.

Ahmeti ka thënë se hapja dhe ofrimi i mundësive, si dhe gjithëpërfshirja kontribuon në emancipimin e shoqërisë në përgjithësi, transmeton Telegrafi.

“Aldi, 23 vjeçar, është anëtar i Shoqatës Down Syndrome. Ai ka filluar punën në ndërmarrjen “Trafiku Urban” ku e mban evidencën në hyrje-dalje të ndërmarrjes gjatë orarit të rregullt prej 08:00 -16:00”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook.

 

 

I pari i Prishtinës ka përgëzuar ndërmarrjen “Trafiku Urban” për mundësinë e ofruar, si dhe  Aldit i ka uruar suksese e punë të mbarë./Telegrafi/