Telegrafi

Në nder të ditëlindjes së Fadil Vokrrit, Veteranët dhe Estrada zhvilluan ndeshje revyale

(Foto: ffk-kosova.com)

Në shënim të ditëlindjes së Legjendës së futbollit mbarëkombëtar, Fadil Vokrri, të enjten mbrëma në stadiumin që e bart emrin e tij është zhvilluar ndeshja revyale ndërmjet ekipit të Veteranëve dhe ekipit të Estradës.

Kjo ndeshje u zhvillua në organizim të Federatës së Futbollit të Kosovës, Ligës së Veteranëve dhe grupit të tifozëve “Dardanët”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Në fushën e gjelbër u paraqitën emra të njohur të futbollit dhe të estradës, duke e nderuar kësisoj figurën e ish-presidentit të FFK-së, i cili dy vite më parë u nda nga jeta.

(Foto: ffk-kosova.com)

Për shkak të situatës me pandeminë numri i pjesëmarrësve në këtë aktivitet ishte i kufizuar, teksa të pranishëm ishin edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi si dhe familjarë e miq të legjendës.

Fitores në këtë ndeshje revyale iu gëzuan Veteranët e futbollit, me rezultat 6-2. Në minutën e 9-të loja u ndërpre për të nderuar me duartrokitje të gjata veprën dhe karrierën e legjendës, teksa në ekran u shfaq edhe një video e përgatitur për këtë datë nga grupi i tifozëve “Dardanët”.

(Foto: ffk-kosova.com)

Në fund, të dyja ekipet u nderuan me medalje, të cilat i shpërndau kryetari i Ligës së Veteranëve, Enes Shosholli, derisa trofeun ekipit fitues ia ndau presidenti Agim Ademi.

(Foto: ffk-kosova.com)

 

(Foto: ffk-kosova.com)

 

(Foto: ffk-kosova.com)

 

(Foto: ffk-kosova.com)

 

(Foto: ffk-kosova.com)

 

(Foto: ffk-kosova.com)

 

(Foto: ffk-kosova.com)

 

(Foto: ffk-kosova.com)

 

(Foto: ffk-kosova.com)

 

(Foto: ffk-kosova.com)

 

(Foto: ffk-kosova.com)

 

(Foto: ffk-kosova.com)