Site icon Telegrafi

Në natën kur Turqia u godit nga një tërmet i fuqishëm, një burrë ua shpoi gomat 160 veturave – kamerat e sigurisë e filmuan atë

Një person i panjohur për autoritetet e sigurisë në Turqi, është parë duke ua shpuar gomat e veturave të parkuara në Bismil të Diyarbakirit, e gjithë kjo ndodhi në natën kur i tërë vendi u trondit nga dridhjet e fuqishme të tërmetit.

Pasi Turqia u godit nga një tërmet prej 6.8 magnitudë në Sivrice në provincën Elazig, një burrë në Bismil të Diyarbakirit është parë nëpër rrugë duke ua shpuar gomat veturave të parkuara, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur ky burrë ua ngul thikën gomave të veturave të parkuara në Firat dhe Tekel. Ajo çfarë e bën më të tmerrshëm rastin, është se ky person ka arritur t’ua dëmtoj gomat të paktën 160 veturave.

Ky veprim ka nervozuar tej mase pronarët e veturave që e cilësuan si skandaloz, në veçanti në natën kur i tërë vendi ishte në shok pas tërmetit vdekjeprurës, dhe për këtë kanë kërkuar nga autoritetet ta kapin sa më shpejtë të jetë e mundur. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=sKj34W19m-0

 

 

Exit mobile version