Në kuadër të projektit ”Ndërtimi i urës për turizëm – lidhje të trashëgimisë së përbashkët” që zbatohet në komunën e Nagoriçanit të vjetër në partneritet me komunën Rila të Bullgarisë, do të hapet një infoqendër turistike në fshatin Nagoriçan i ri, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Qëllimi themelor i projektit është forcimi i potencialit turistik në rajon përmes nismave për bashkëpunim për ruajtje dhe shfrytëzim të qëndrueshëm të trashëgimisë kulturore dhe natyrore.
Vizitorët do të kenë mundësi që përmes infoqendrës të informohen detajisht për lokalitetet e shumta, përmendoret kulturore-historike. Projekti do të zbatohet deri në prill të vitit 2018./Telegrafi/