Telegrafi

Në Munih të Gjermanisë, hapet Konsullata e përbashkët e Kosovës dhe e Shqipërisë

Në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës, nga sot do të filloj së funksionuari edhe ajo e Shqipërisë, në një objekt të përbashkët.

Prerjen e shiritit, pos ministrit Enver Hoxhaj dhe homologut nga Shqipëria, Ditmir Bushatit, e ka bërë edhe Ministrja për Çështje Evropiane e Bavarisë, Beate Merk.

Në përurimin e konsullatës Kosovë-Shqipëri në Mynih, ka marrë pjesë edhe Rifat Jashari.

Në përurimin e konsullatës kanë marrë pjesë shumë qytetarë nga Kosova dhe Shqipëria që jetojnë në Bavari, si dhe personalitete të rëndësishme gjermane.

Janë paralajmëruar edhe hapja e konsullatave të përbashkëta në Danimarkë dhe Turqi, ndërsa më herët është hapur në Milano dhe Bari.