Telegrafi

Në mungesë të qeses, blerësit i bartin mallrat në mënyra të ndryshme (Foto)

Në Britani të Madhe është aplikuar një ligj, me anë të së cilit duhet të paguhet pesë peni për një qese najloni, në mënyrë që të evitohet sa më shumë përdorimi i këtij mjeti.

Por, blerësit që nuk janë kujdesur që të marrin një torbë apo qese letre, kanë gjetur mënyra të ndryshme për të bartur gjësendet, transmeton Telegrafi.

Disa i kanë futur në xhepa, të tjerat në pantallona e dikush edhe në çantën e shtrenjtë.

Ka të tillë që mallrat e blera i kanë futu nën sqetulla, në pantallona e madje edhe i kanë lidhur për trupi me shirit ngjitës.

Në fotografitë e postuara më poshtë, shihen disa nga rastet më interesante të bartjes pa përdorur qese. /Telegrafi/