Në Britani të Madhe është aplikuar një ligj, me anë të së cilit duhet të paguhet pesë peni për një qese najloni, në mënyrë që të evitohet sa më shumë përdorimi i këtij mjeti.
Por, blerësit që nuk janë kujdesur që të marrin një torbë apo qese letre, kanë gjetur mënyra të ndryshme për të bartur gjësendet, transmeton Telegrafi.
Disa i kanë futur në xhepa, të tjerat në pantallona e dikush edhe në çantën e shtrenjtë.
Ka të tillë që mallrat e blera i kanë futu nën sqetulla, në pantallona e madje edhe i kanë lidhur për trupi me shirit ngjitës.
Në fotografitë e postuara më poshtë, shihen disa nga rastet më interesante të bartjes pa përdorur qese. /Telegrafi/