Site icon Telegrafi

Në mungesë të ngjarjeve sportive, COVID-19 futet në bastore

Shumë bastore botërore, kryesisht nga Rusia, kanë përfshirë në baste krizën e coronavirusit, në mungesë të ngjarjeve sportive.

Industria e basteve është në një humbje të madhe pas ndaljes së pothuajse të gjitha garave sportive në botë, kështu që bastet po përpiqen në çdo mënyrë të mundshme për të ulur kostot duke ofruar baste të pazakonta, transmeton Telegrafi.

Kështu, një bastore ruse ka një bast të zbulimit të një vaksine të coronavirusit deri në fund të këtij viti, pra deri më 31 dhjetor, po ashtu është edhe një koeficient i caktuar për të.

Ekziston gjithashtu një bast nëse Elon Musk do të njoftojë personalisht se ai ka zbuluar vaksinën, me një kuotë që është deri në 200, dhe ka të ngjarë që do të bëhet një lojë video deri në fund të vitit për të luftuar coronavirusin.

Lojtarët gjithashtu mund të vënë bast se Donald Trump do të bëjë një klinikë të përkohshme nga kulla e tij ‘Trump Tower’ në Nju Jork, duke fituar 14 dollarë për një dollar të investuar. /Telegrafi/

Exit mobile version