Telegrafi

Në mungesë të kuorumit, Aida Dërguti nuk shkarkohet nga pozita e nënkryetares

Kuvendit i Kosovës në mungesë të kuorumit nuk e ka hedhur në votim propozimin e Vetëvendosjes për shkarkimin e Aida Dërgutit nga pozita e nënkryetares së Kuvendit.

Të pranishëm në sallë ishin vetëm 74 deputetë, gjë që shtyu kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli që të mos e hedh në votim këtë propozim.

Kjo kërkesë e VV-së për shkarkimin e Dërgutit nxiti përplasje mes deputetëve të VV-së dhe PSD-së. /Telegrafi/