Telegrafi

Në mungesë të kuorumit, amendamenti për sponzorizimin e sportistëve nuk votohet

Edhe njëherë sporti i Kosovës nuk merr mbështetjen e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Ligjvënësit kosovar nuk e kanë votuar amendamentin e propozuar nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili parashihte sponzorizimin e kulturës dhe sportit.

Megjithëse ishin të pranishëm në seancën parlamentare mbi 60 deputetë, nuk kishte kuorum që të amandamentohet ligji për sponzorizim.

Deputeti Haxhiu para hedhjes së amendamentit në votim ka thënë se “sportistët e vendit të cilët po e bëjnë krenare Kosovën, e meritojnë që të sponsorizohen”.

Një gjë të tillë e kanë mbështetur edhe partitë në pozitë dhe opozitë, por që kur erdhi radha e votimit, amendamenti nuk u votua, në mungesë të korumit.

Ndryshe, ligji parasheh që shumë biznese ta ndihmojnë financiarisht sportin dhe kulturën në vendin tonë. /Telegrafi/