Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, është duke shijuar muajt e fundit të pritjes së ëmbël.
Ajo është shtatzënë dhe është bërë e ditur se do të mirëpresë në jetë binjakë: një djalë dhe një vajzë.
E teksa po shijon muajt e fundit të shtatzënisë, këngëtarja duket se po ia kalon mjaft mirë në shoqërinë e të dashurit të saj.
Ka qenë partneri i këngëtares, biznesmeni Huseyin Usta, ai i cili ka publikuar një fotografi të përbashkët me të fejuarën e tij në Instagram.
Në mbishkrimin e imazhit, ai i është referuar me fjalë dashurie në fotografinë ky dyshja mund të shihen shumë të lumtur dhe të dashuruar pranë brigjeve të detit.
“Ti je ngjyra më e bukur në këtë jetë. Të dua”, kanë qenë fjalët e Ustas dedikuar këngëtares Ismajli.
Çifti përndryshe kanë më shumë se dy vite që janë në lidhje, teksa ndajnë jetën e tyre mes tri shteteve: Kosovës, Zvicrës dhe Turqisë. /Telegrafi/