Site icon Telegrafi

Në muajt e fundit të shtatzënisë, Miriam Cani vjen me fotosesion përrallor

Miriam Cani (Foto: Instagram)

Kantautori i njohur shqiptar, Alban Skënderaj dhe këngëtarja Miriam Cani, janë në pritje të fëmijës së dytë.

Lajmin se po bëhen prindër e konfirmuan në muajin qershor në koncertin recital të Skënderajt të mbajtur në Prishtinë (13 qershor).

Derisa është në muajt e fundit të shtatzënisë, artistja shqiptare ka vendosur të sjellë një fotosesion të mahnitshëm për fansat e saj në llogarinë zyrtare, Instagram.

Ajo shfaqet e veshur me një fustan të verdhë të veçantë, e cila sipas pamjes duket mjaft e lumtur dhe mezi pret për ardhjen në jetë të fëmijës së dytë.

Lexo po ashtu Alban Skënderaj publikon një fotografi përkrah Miriamit: Është koha të duhemi

Në ndërkohë, të shumta ishin komentet që mori krahas imazheve duke e komplimentuar për dukjen atraktive.

Albani dhe Miriami janë së bashku thuajse që 12 vite, por çifti muaj më parë kishte përzgjedhur ishujt luksozë Maldive për të kurorëzuar romancën e tyre.

Të njëjtit u bënë prindër të një vajze katër vjet më parë, të cilën e pagëzuan me emrin Ameli. /Telegrafi/ 

Exit mobile version