Këngëtarja dhe modelja shqiptare, Afërdita Dreshaj, prej disa vitesh jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo tashmë po shijon çdo moment me bashkëshortin e saj, hokeistin çek Jakub Kindl, me të cilin është në pritje të fëmijës së parë së bashku.
Derisa është në muajt e fundit, bukuroshja shqiptare ka zgjedhur që të realizoj një fotosesion të ri – si një kujtim të bukur nga shtatzënia.
Për këtë, ajo ka bashkëpunuar me njërin nga fotografët më të suksesshëm me prejardhje shqiptare, Fadil Berishën.
Në një fotografi të ndarë në rrjete sociale, Dreshaj theksoi se për fotosesionin e veçantë zgjodhi gjithashtu një nga fotografët më të mirë.
“Për shkak se ky set fotografik është shumë i veçantë për mua, unë zgjodha fotografin më të jashtëzakonshëm e më të veçantë për të kapur këtë moment. Mezi po pres të ju tregoj të gjithëve”, ka shkruar ajo.
Një fotosesion para aparatit të fotografit Fadil Berisha duket se e realizoi edhe motra e Afërditës, Jehona Dreshaj, e cila njëherësh bëri disa postime në rrjete sociale. /Telegrafi/