Site icon Telegrafi

Në muajin mars Maqedonia u vizitua nga më pak turistë

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), në muajin mars të këtij viti në Maqedoni kishte 43.033 turistë, si edhe 91.532 bujtje, njofton Telegrafi Maqedoni.

Të dhënat tregojnë se krahasuar me marsin e vitit 2016, numri i turistëve ka rënë për 3.5%, si edhe e bujtjeve për 3.2%. Edhe te turistët e brenshëm ka rënie për 4.3%, si edhe te turistët e jashtëm, për 3.1%.

Në periudhën janar-mars, 2017, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i turistëve është rritur për 6.9%, si edhe e bujtjeve për 5.6%./Telegrafi/

Exit mobile version