Në muajin mars, shteti ka mbledhur 239 milion euro, ndërkaq ka harxhuar 259 milion euro, pra buxheti është në minus për 19.1 milion euro, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Të dhënat e fundit nga Ministria e Financave tregojnë se harxhimet e muajit mars nga buxheti janë më të ulta se muaji paraprak. Mbushja e arkës së shtetit në muajin mars erdhi më së shumti nga taksat dhe kontributet tjera, të cilat sollën 217 milion euro.
Edhe në këtë muaj, mbushësi më i mirë i arkës shtetërore është TVSH-ja, përmes së cilës në buxhet kanë hyrë 64 milion euro, por është më e ulët se muaji shkurt./Telegrafi/