Vetëm në muajin mars, numri i të papunëve në vend u rrit me rreth 2.000 persona, ose për të qenë të saktë, 1.916 të rinj të papunë.
Këtë e tregojnë shifrat zyrtare të Agjencisë së Punësimit, informon “Faktor”.
Tani, gjegjësisht për muajin mars, ka gjithsej 107.732 persona të papunë në vend, tregojnë të dhënat, pasi në shkurt numri i tyre ishte 105.816, dhe në janar 104.409 të papunë, gjë që tregon se në shkurt ka pasur një rritje të numrit të të papunëve.
Sa të rinj të papunë ka në muajin prill, nga Agjencia e Punësimit nuk japin të dhëna./Telegrafi/