Telegrafi

Në muajin korrik mbahet turniri i parë zyrtar për lojën PUBG – vendet e para i fitojnë 2 milionë dollarë

PUBG Corp. ka bërë të ditur se këtë vit do ta organizojë për herë të parë turnirin zyrtar eSports për lojën PlayerUnknown’s Battlegrounds (PUBG).

PUBG Global Invitational 2018 do të mbahet në Berlin të Gjermanisë gjatë kësaj vere, ndërkaq do të marrin pjesë 20 ekipe profesionale ku shpërblimi do të jetë 2 milionë dollarë.

Lexo po ashtu Këshilla për PUBG: Top truqet që fillestarët duhet t’i dinë

Turniri do të mbahet në datat 25-29 korrik, ndërkaq ekipet do të jenë të afta të kualifikohen duke marrë pjesë paraprakisht në turniret regjionale të cilat do të mbahen në Amerikën Veriore, Evropë dhe Azi.

Lexo po ashtu Teksasi po ndërton një stadium të madh për video-lojërat, sportin miliarda-dollarësh

Më shumë detaje pritet të dalin së shpejti sa i përket procesit të turnirit, por bëhet e ditur se dy ekipe do të selektohen si kampionë botërorë, njëri ekip për FPP (First Person Perspective; tjetri për TPP (Third Person Perspective)/Telegrafi/