Telegrafi

Në muajin janar Maqedonia më shumë u vizitua nga turqit, shqiptarët, serbët, grekët

Serbët, turqit, shqiptarët, bullgarët, grekët dhe qytetarët e Kosovës ishin mysafirët më të shpeshtë në Maqedoni në muajin janar 2022.

Enti Shtetëror i Statistikave njoftoi se numri i turistëve në janar të vitit 2022 ishte 39.335.

Prej tyre 52.9 përqind janë turistë vendas, ndërsa 47,1 për qind janë të huaj.

Numri i netëqëndrimeve është 87.107, nga të cilët 56.5 përqind janë turistë vendas, ndërsa 43.5 për qind turistë të huaj.

Numri i përgjithshëm i turistëve në janar 2022, krahasuar me janarin e vitit 2021, është rritur për 40 përqind./Telegrafi/