Telegrafi

Në muajin gusht, SHBA-ja regjistroi 1.5 milion raste me coronavirus – vaksinimi shihet si shpëtim i vetëm

SHBA mbetet ndër kombet me shkallën më të lartë të rasteve të reja me COVID-19, të nxitura kryesisht nga një rritje në jug, ku shumë shtete po vonojnë në vaksinimin e njerëzve kundër coronavirusit.

“Kjo ka filluar të duket vërtet ogurzeze në Jug. … Nëse shikoni shkallët e transmetimit në Florida dhe Luiziana, ato janë në të vërtetë ndoshta më të lartat në botë”, tha Dr Peter Hotez, dekan i Shkollës Kombëtare të Mjekësisë Tropikale në Kolegjin e Mjekësisë Baylor.

Vetëm në muajin gusht, SHBA deri më tani ka raportuar më shumë se 1.5 milion raste të reja (shumica të pavaksinuar), më shumë se trefishi i numrave për Iranin dhe Indinë, të cilat tani mbajnë vendin e dytë dhe të tretë, tregojnë të dhënat e John Hopkins University, raporton cnn.

Mesatarja shtatë ditore ka kapërcyer më shumë se 135 mijë raste, shumë përpara kombeve të tjera.

Në një krahasim shtet pas shteti, Luiziana ka shkallën më të lartë të rasteve të reja për frymë, e ndjekur nga Florida. /Telegrafi/