Site icon Telegrafi

Në muajin gusht janë lëshuar 249 leje për ndërtim

Ilustrim

249 leje për ndërtim janë lëshuar në muajin gusht gjatë këtij viti, që është 20.9% më shumë në krahasim me vitin e kaluar, sot njoftoi Enti Shtetëror për Statistikë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më shumë leje janë të lëshuara në rajonin e Shkupit, edhe atë 61, që ndiqet nga Pollogu me 44, pjesa jugperëndimore 43 dhe në lindje 30.

Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve arrin 2.586.409.000, përkatësisht 28.4% më pak krahasuar me gushtin e vitit të kaluar.

Nga 249 objektet e planifikuara, në 158 (63.5%) investues janë persona fizik, ndërsa në 91 objekte (36.5%) subjekte të biznesit. /Telegrafi/

Exit mobile version