Site icon Telegrafi

Në muajin e nëntë të shtatzënisë, Khloe Kardashian sjell fotografi ‘të nxehta’ me të dashurin e saj

Çifti Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson së shpejti do të bëhen prindër.

Ata së fundmi kanë realizuar disa fotografi tejet të veçanta, në studion e fotografes Sasha Samsonova.

33-vjeçarja vendosi që këto fotografi të shtatzënisë t’i ndajë me fansat në webfaqen e saj zyrtare.

“Të jesh shtatzënë ka qenë gjithmonë një ëndërr e imja”, shkruante ajo.

“E di që unë do të humbas barkun tim pasi të sjell në jetë foshnjen, kështu që gjithmonë mund të shikoj prapa në kohë përmes fotografive”, ka shtuar Kardashian.

Bukuroshja në disa prej pozave shfaqet mjaft sensuale, e veshur vetëm me të brendshme në të zeza. /Telegrafi/

Exit mobile version