Sot në Ministrinë e punëve të jashtme të Maqedonisë do të mbahet konferencë me temë ”Paris Ballkan 2016 – Sfidat kyçe dhe pritshmëritë e Republikës së Maqedonisë”, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Konferenca do të hapet nga ministri Nikolla Poposki dhe ambasadorja franceze, Laurence Auer, ndërkaq një prezantim do ta bëjë edhe ambasadori Antoine Grassin, i angazhuari i qeverisë franceze për organizimin e Samitit për vendet e Ballkanit Perëndimor.
MPJ-ja bën të ditur se në konferencë do të marrin pjesë edhe ambasadori austria, ajo gjermane, si dhe ambasadori italian në Shkup./Telegrafi/