Në Ministrinë e Punëve të Brendshme sot do të mbahet brifing për aktivitetet e Nismës rajonale për azil, refugjatë dhe migrim-MARRI, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në takim pritet të marrin pjesë përfaqësues nga trupi diplomatik, organizatat ndërkombëtare prezente në Maqedoni, si dhe nga institucionet të cilat kanë komptenca në fushën e migrimeve, njofton AIM.
Poashtu është paraparë fjalim i ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu dhe drejtorit të Qendrës rajonale MARRI, ambasadores Tamara Mugosha. /Telegrafi/