Telegrafi

Në Moskë hapet Shtëpia maqedonase për ekspozime tregtare

Në Moskë do të hapet Shtëpia për ekspozitë dhe tregti e Maqedonisë me qëllim të rritjes së mëtutjeshme të eksportit të vendit në Rusi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Hapja do të bëhet pasnesër, ndërkaq dhjetë kompani nga Maqedonia do të ekspozojnë prodhimet e tyre ushqimore. Aktivitetet organizohen nga Oda ekonomike maqedono-ruse në bashkëpunim me Lidhjen afariste euroaziatike dhe mbështetje nga ambasada maqedonase në Rusi.

Përndryshe, sipas AIM-së, shkëmbimi tregtar ndërmjet Maqedonisë dhe Rusisë është 191.9 milionë dollar./Telegrafi/