Site icon Telegrafi

Në Moskë, evakuohen 1 mijë persona nga hoteli, morën paralajmërim për bombë

Rreth 1 mijë persona janë evakuuar nga një hotel i kompanisë ruse “Azimut Hotels” dhe na restaurant “Hard Rock Coffee” në Moskë, për shkak se nga burime të panjohura, policia ka marrë lajmin se ka bombë.

Zëdhënësi i policisë tha se kërkimi ende po vazhdon dhe se e gjithë ndërtesa po kontrollohet edhe me qen.

Mirëpo, vlen të theksohet fakti se në mbrëmë në Moskë janë regjistruar diku rreth 130 kërcënime se ka bombë, dhe mu për këtë arsye janë evakuuar 100 mijë njerëz.

Në listin e këtyre kërcënime kanë qenë edhe 4 aeroportet e Moskës, 5 stacionet hekurudhorë, 15 qendra tregtare, disa hotele dhe më shumë se 20 shkolla, transmeton gazetametro.net

Në asnjërën nga këto raste nuk është gjetur bombë, por në pyetje është vala më e madhe e paralajmërimeve të rrejshme, e cila ka filluar nga shtatori.

Exit mobile version