Site icon Telegrafi

Në moshën 95 vjeçare doli në pension

Postieri më i vjetër amerikan Chester Reed më në fund iu mbush mendja të shkojë në pension në moshën 95-vjeçare. Reed ktheu ID-në e tij dhe çelësat e shërbimit postar amerikan në Redlands në Kaliforni. Në postë ka punuar 37 vjet dhe kurrë nuk ka qenë në pushim mjekësor.

Reed, para postës, 25 vjet ka punuar në forcat ajrore. Ai tha se ka ndërmend të jetojë 100 vjet dhe pjesën tjetër të jetës do ta kalojë duke udhëtuar nëpër botë me djalin e tij 59-vjeçar. /Telegrafi/

Exit mobile version