Skena e filmit nga viti 1992, “Basic Instinct”, në të cilën Sharon Stone në mënyrë provokuese i vendos këmbët njëra mbi tjetrën, është një prej skenave më të përfolura në historinë bashkëkohore të filmit.
Admiruesit e filmave e kanë riparë disa herë këtë skena, ndërsa aktorja ka vendosur që ta ribëjë atë pas 27 vitesh, gjatë ndarjes së çmimeve të revistës GQ në Berlin.
Pasi e pranoi çmimin për femrën e viti, ajo u ul në një karrige për të mbajtur një fjalim para publikut, ku ndodhej edhe djali i saj 19 vjeçar, Roan Bronstein.
Gjatë fjalimit të saj, 61-vjeçarja e ka përsëritur skenën më të njohur nga filmi i popullarizuar dhe ka kërkuar nga publiku që ta bënte bashkë me të.
Ajo ka rrëfyer se pikërisht kjo skenë ia ka ndryshuar jetën, ndërsa e ka treguar edhe se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa njëherësh ka dhënë këshilla për publikun. /Telegrafi/