Telegrafi

Në moshën 61 vjeçare, Michelle Pfeiffer guxon të pozojë pa makijazh

Michelle Pfeiffer (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Michelle Pfeiffer i ka mahnitur fansat e saj pas publikimit të një fotografie, në të cilën ka pozuar pa makijazh.

Aktorja 61 vjeçare ka bërë një ‘selfie’ dhe e ka shpërndarë në rrjetet sociale, teksa ishte nisur te familja e saj për Ditën e Falënderimeve.

“E gëzuar që do ta takoj familjen time për Ditën e Falënderimeve, por do të më mungojë ekipi i Montrealit”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Derisa miqtë dhe familjarët e kanë uruar për festë, fansat i kanë shkruar komente duke e komplimentuar për dukjen e saj. “Mbresëlënëse si gjithmonë”; “Ti më bën ta dua plakjen” – janë disa prej komenteve drejtuar aktores.

Pfeiffer aktualisht është duke e xhiruar filmin e ri, “French Exit”, në Kanada, së bashku me Lucas Hedges dhe Tracy Letts. Është fjala për një komedi, e cila flet për një grua që jeton me djalin e saj dhe burrin, i cili është reinkarnuar si mace. /Telegrafi/