Site icon Telegrafi

Në moshën 51 vjeçe, Heidi Klum duket tejet tërheqëse dhe në top formë rrugëve të Kalifornisë

Heidi Klum u shfaq me një stil të frymëzuar nga vitet 1970, duke veshur xhinse ndërsa shkonte drejt auditorit të “America’s Got Talent” në Pasadena, Kaliforni, të martën.

Modelja 51-vjeçare dukej tejet me stil e veshur me xhinse dhe disa panele prej pambuku, shkruan DailyMail.

Ajo i kombinoi xhinset me një këmishë klasike të materialit xhins me kopsa dhe çizme të larta të lidhura.

Flokët e gjata bjonde të Klum ishin lënë në valë të lirshme, ndërsa flokët përpara i kishte vendosur pas veshëve.

Në një video të xhiruar në veturë gjatë rrugës për në punë, Heidi tregoi për entuziazmin e saj për performancat e finales të mbrëmjes së së martës.

“Sot është dita e fundit e ‘America’s Got Talent’. Mezi pres ta shoh shfaqjen sonte”, tha ajo.

Kjo është nata e fundit për dhjetë më të mirët për të treguar aftësitë e tyre para se fituesi të shpallet javën tjetër.

“Unë kam dy konkurrentë në finale. Dee Dee (Simon) dhe Richard (Goodall)”, tha Heidi për 12.2 milionë ndjekësit e saj.

Goodall, 55 vjeç, është një pastrues shkolle nga Terre Haute, Indiana, i cili u fut në garë me inkurajimin e nxënësve të shkollës së tij.

Ndërkohë, Simon është një infermiere në burgun San Quentin të Kalifornisë.

“Mezi pres të shoh çfarë do të këndojnë dhe sa mirë do të jetë. Jam e sigurt se do të jetë e mahnitshme”, tha ajo me emocion.

“Por po, ky është shfaqja e fundit para finales… pastaj do të kemi fituesin tonë. Ndoshta do të jetë një nga konkurrentët e mi. Do të marrë një milion dollarë. Mezi pres ta zbuloj. Sigurohuni që të na shikoni sonte”, tha Heidi.

Fansat do të kenë një javë të plotë për të votuar para se rezultatet të shpallen live më 24 shtator.

Ndërsa po hynte në auditorium, Klum ndaloi për të bërë një fotografi me një fans. /Telegrafi/

Exit mobile version