Telegrafi

Në moshën 50 vjeçare, Jennifer Lopez mahnit me pozat dhe linjat trupore

Jennifer Lopez nuk po e lejon karantinën ta mbajë atë të dëshpëruar me disponim, pasi ajo vazhdon të bëjë lëvizje në jetën dhe punën e saj.

Fituesja e dyfishtë e Çmimeve ‘Grammy’ është duke u përgatitur për një film të ardhshëm dhe muzikë të re, dhe një koleksion këpucësh me DSW, shkruan DailyMail.

Ajo tregoi figurën e saj të tonifikuar të mërkurën veshur me një ansambël lëkure të zezë, ndërsa u lajmërua në Instagram për të promovuar këpucët seksi nga linja e saj.

50-vjeçarja dukej tejet tërheqëse e veshur në të brendshme të zeza, shoqëruar me një pallto lëkure të zezë.

Ajo e kompletoi pamjen me një palë vathë prej ari, që e bënin të dukej edhe më tërheqëse.

Fotografitë e reja janë komentuar shumë nga ndjekësit e këngëtares, të cilët e kanë komplimentuar për dukjen dhe vitalitetin e saj në këtë moshë. /Telegrafi/