Ish-lojtari i Interit, Romës dhe Newcastle United, Davide Santon, i cili u quajt me nofkën “Fëmija” kur promovua nga Jose Mourinho dhe ndali Cristiano Ronaldon, ka njoftuar tërheqjen e tij në moshën 31-vjeçare nga futbolli, duke thënë se ‘trupi im thjesht nuk e përballon dot më’.
Mbrojtësi i anësor ishte produkt i akademisë së Interit dhe kaloi në skuadrën e parë në vitin 2009, duke qenë pjesë edicionit legjendar, kur klubi fito tre trofe nën drejtimin e Jose Mourinhos.
Santon e la jashtë loje Cristiano Ronaldon në shkurt 2009 në ndeshjen e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, vetëm disa javë pas debutimit të tij në Serie A.
Ai luajti edhe te Cesena, Newcastle United dhe Roma përpara se të largohej si lojtar i lirë këtë verë, kur trajneri i tij ishte sërish Mourinho.
Santon ka njoftuar tërheqjen e tij në moshën 31-vjeçare, duke thënë se është i detyruar ta bëjë edhe pse kishte oferta.
“Jam i detyruar të vari këpucët e mia. Nuk është se nuk kam oferta, por trupi im thjesht nuk e përballon dot më pas kaq shumë dëmtimesh”.
“Jam i detyruar ta bëj këtë. Nuk doja, por duhet. Kisha analiza dhe konsulta pafund, por nuk kishte asgjë për të bërë. Unë ende mund të eci, por kjo nuk mjafton për të qenë një lojtar profesionist. Nëse do të vazhdoja të shtyja, do të rrezikoja të kisha nevojë për një protezë”.
“Gjuri i majtë është zhdukur. Më ndalon të bëj shumë gjëra. Gjuri i djathtë, i cili u operua tre herë, duke hequr edhe kërcin dhe të gjithë meniskun e jashtëm, kështu që sapo e tendos qoftë edhe pak, fryhet dhe nuk mund të përkulet”.
“Të gjitha lëndimet e mia erdhën prej andej, sepse nëse gjuri i djathtë nuk mund të përkulet, ju bëni më shumë lëvizje në të majtë dhe në fleksor. Nëse luan një ndeshje, rrezikon të jesh jashtë fushës për pesë ndeshjet e ardhshme”, tregon Santon.
Santon e shpjegon këtë edhe për të goditur disa te Roma që e akuzuan atë për refuzimin e transferimeve, duke qëndruar ulur në tribuna duke marrë pagë gjatë gjithë sezonit.
“Unë nuk refuzova askënd, por nuk do të kaloja kurrë një ekzaminim mjekësor”, nënvizoi ai.
Ai grumbulloi tetë paraqitje për Italinë, pesë prej tyre në vitin 2009, përpara se probleme me dëmtimet ta prishnin karrierën e tij. /Telegrafi/